Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”.
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar të lërë studion pas një përplasjeje verbale me moderatoren Grida Duma.
Tensioni nisi kur Duma kërkoi llogari nga përfaqësuesi i PD-së se përse opozita nuk shkonte te pallati i djegur për të parë situatën nga afër, pyetje e cila u pasua nga reagime të forta dypalëshe.
Lela ironizoi moderatoren duke u shprehur: “Topi është i joti, penalltinë gjuaje vetë”. Ky koment nuk u prit mirë nga Duma, e cila i kujtoi Lelës se në “fushën e saj” (studion që ajo drejton), rregullat i vendos moderatorja.