“Ose keni me m’vra ose kam me ju vra. Qekaq” “Gratë kam me ua q*”

Digital media content and online news are widely searched topics worldwide. Online platforms continue to grow across different industries.

I dyshuari për kryerjen e dy veprave penale “tentim vrasje” dhe “fajde”, Egzon Reshani, ka kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Reshani përmes një llogarie në rrjetin social Tik-Tok është paraqitur nga arratia duke u shprehur “ose keni me m’vra ose kam me ju vra”.

“Pasha Allahun…Njësive Speciale në përgjithësi lypin me ia q* gratë në p*, i kanë kap njerëzit veç pse falen, i kanë ngeh zhag. Policëve kam me ia q* robt, Policisë se Kosovës, iu boj thirrje kushdo koftë mos (nuk kuptohet) se kam me ia q* familjen. Ose keni me m’vra ose kam me ju vra. Qekaq” “Gratë kam me ua q* , kush t’me afrohet, me mu hajgare s’ka, kush ka plagos u dorëzu njeri sen s’kom bo…”, është shprehur Reshani.

Tutje, ai ka thënë se nuk do t’i dorëzohet Policisë, dhe për këtë do të përdorë edhe armën.

Në këtë mes ai ka përmendur edhe ish-drejtorin rajonal të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, aktualisht i suspenduar.

“Kam me ia q*, prej Nexhmi të k* Krasniq kush u kanë e teposhtë. Njësisë Speciale unë ia q* familjen, kush t’me afrohet plumbin ka me e hangër. Keni me hanger dijeni, kusht të afrohet keni me e hangër”.

Ndaj të njëjtit gjykata ka lëshuar urdhëresë për paraqitje në seancë gjyqësore më 23 janar 2026, lidhur me kryerjen e veprës penale “tentim vrasje”.

Ndërsa më 19 janar 2026, Policia e Kosovës e ka shpallur edhe në kërkim publik.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentativë”, konkretisht më 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, sipas njoftimit thuhej se personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetën.

jetën.

Leave a Comment