Është vënë në pranga nga blutë e Gjirokastrës një punonjës i Mirëmbajtjes së Bashkisë i cili ditën e djeshme shkaktoi një aksident nga i cili u plagosën 3 persona.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasi punonjësi voziste në gjendje të alkoolizuar makinën e punës, konkretisht një tip kamioni në pronësi të bashkisë, e cila devijoi nga rruga dhe mori përpara 4 mjete të tjera.
Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe punonjësi i bashkisë është vënë në pranga ditën e sotme.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete”, tha policia vendore.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur me 4 automjete.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 3 shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.