Krizë e paparë në Gjermani. A do ti prek mërgimtarët tanë

Ekonomia gjermane në gjunjë: Numri më i madh i falimentimeve në 20 vitet e fundit

Falimentimet në Gjermani kanë arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Midis janarit dhe marsit, 4.573 kompani shpallën falimentim. ?

Hera e fundit kur numri i falimentimeve tremujore ishte më i lartë ishte në tremujorin e tretë të vitit 2005, me 4.771 raste, sipas Institutit për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH). ?

Numri aktual i falimentimeve tashmë tejkalon edhe atë të kohës së krizës financiare të vitit 2009. ?

Gjatë muajit mars, falimentimet u rritën ndjeshëm, duke qenë 71% më të larta krahasuar me mesataren e të njëjtit muaj në periudhën para pandemisë (2016–2019), njoftoi instituti. ?

Sipas të dhënave, sektorët më të goditur janë ndërtimtaria dhe tregtia me pakicë, ku falimentimet arritën nivele rekord. ?

Megjithatë, numri i punonjësve të prekur ishte më i ulët krahasuar me shkurtin dhe marsin e vitit të kaluar, pasi kryesisht bizneset e vogla janë ato që po përballen me vështirësi. ?

IWH parashikon që falimentimet do të mbeten në nivele të larta edhe në tremujorin e dytë. Sipas drejtuesit të kërkimeve për falimentimet, Steffen Müller, treguesit aktualë japin pak arsye për optimizëm. ?

Ai shtoi se është e mundur që shifrat shumë të larta të regjistruara në mars të përsëriten edhe në muajt në vijim. ?

Leave a Comment