Shkencëtarët zgjidhin dilemën. Kush ka dëshirë më të madhe për se*ks, meshkujt apo femrat

Hulumtimet tregojnë se gratë kanë libido të njëjtë si burrat, por më shumë vetëkontroll

Prej kohësh ekziston stereotipi se burrat kanë dëshirë më të madhe seksuale, por studimet tregojnë se edhe gratë kanë të njëjtin nivel dëshire (libido).

Dallimi kryesor nuk qëndron tek dëshira, por tek mënyra se si ajo shprehet. Gratë shpesh kanë më shumë vetëkontroll dhe priren t’i fshehin ose të mos i shprehin hapur dëshirat e tyre, për shkak të normave shoqërore dhe paragjykimeve.

Shoqëria shpesh i gjykon gratë që flasin hapur për seksualitetin e tyre, ndërsa burrat e kanë më të lehtë të shprehen pa u kritikuar. Kjo krijon perceptimin e gabuar se burrat kanë më shumë dëshirë seksuale.

Në realitet, të dy gjinitë përjetojnë nevoja dhe dëshira të ngjashme, por mënyra e menaxhimit dhe shprehjes së tyre është ajo që i dallon.

Leave a Comment