Gazetari Basir Çollaku bëri sot publike një skandal të rëndë shëndetësor, ku sipas tij, një kryebashkiak në Jug të vendit, rezulton me SIDA, duke infektuar edhe disa punonjëse të bashkisë. “Një kryebashkiak në jug, është diagnostikuar me SIDA, sëmundje seksualisht e transmetueshme. Burime serioze shumë të besueshme bëjnë me dije se në këtë qytet njerëzit janë në panik. Flitet se janë infektuar disa punonjëse në këtë bashki dhe pastaj telashi shëndetësor është përhapur. Virusi ka marrë qytetin. Mazhorancë me vegla në dorë. Kujdes votën, prapë aty te SIDA… Përtej shakasë kjo është një e vërtetë e hidhur!”, shkroi Çollaku.
Prapaskena mëson se bëhet fjalë për Bashkinë e Gjirokastrës, ndonëse nuk mund të konfirmojmë asnjë emër konkret të infektuar. Sipas burimeve, dhjetëra punonjës dhe punonjëse të Bashkisë Gjirokastër kanë kryer analizat në spitalin dhe klinikat e Janisës nëse ishin prekur nga virusi, cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet.
Të paktën 18 punonjëse dhe punonjës të Bashkisë Gjirokastër mësohet se kanë rezultuar pozitivë, pra janë infektuar nga virusi HIV. Ka dyshime se punonjësit e bashkisë janë prekur nga virusi nga marrëdhëniet seksuale vaginale ose anale të pambrojtura. Burime pranë Bashkisë Gjirokastër pohuan se, përpos aferave me tendera, në zyrat e bashkisë janë organizuar orgji, ndërsa disa udhutime në grup brenda dhe jashtë vendit kanë përfunduar në udhëtime erotike.
Çfarë janë HIV dhe AIDS?
HIV është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet. Për infeksionin HIV nuk ka shërim. Megjithatë, medikamentet efektive antiretrovirale
(ARV) ndihmojnë për të kontrolluar virusin dhe për të parandaluar transmetimin në
mënyrë që, njerëzit me HIV si dhe ata në rrezik të madh për t’u infektuar të mund të
gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.
Ndërkaq, faza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS, i cili mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar, në varësi të individit. AIDS është përcaktuar si zhvillimi i llojeve të ndryshme të infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike.
HIV nuk është sinonim i AIDS. Një person i
infektuar me virusin HIV, jo domosdoshmërisht është i sëmurë me AIDS; ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV, por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS. Individët nuk mund të infektohen me HIV nëpërmjet kontaktit të zakonshëm të përditshëm si
puthjet, përqafimet, takimi i duarve, ose ndarja e objekteve personale, ushqimit apo ujit, etj.
Cilat janë shenjat e AIDS?
Shenjat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit. Shumë prej njerëzve që jetojnë me HIV nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre HIV pozitiv deri në fazat e mëvonshme. Javët e para pas infeksionit fillestar, këta persona mund të mos kenë asnjë shenjë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin si: ethe, dhimbje koke, skuqje apo dhimbje të fytit. Me dobësimin progresiv të sistemit imunitar, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit si: fryrje e nyjeve limfatike, humbje e madhe në peshë, ethe/temperaturë, diarre e vazhdueshme, kollë. Pa trajtim mund të shfaqen edhe shenja të tjera sipas llojit të infeksioneve të ndryshme oportuniste.