Në një fshat të komunës së Pejës është kapur sasi e konsiderueshme e narkotikëve, njofton Klan Kosova.
Siç njofton gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Tërshani, përveç drogës, është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Në vendin e ngjarjes janë Njësiti Antidrogë nga Policia e Pejës dhe të gjitha njësitet relevante, bashkë me prokurorin e krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas informacioneve, pritet të ketë arrestime.