Ndikon hapja e Hormuzit, bie me të madhe çmimi i naftës në Kosovë

Pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe stabilizimit të transportit global të naftës, tregjet ndërkombëtare kanë reaguar menjëherë me ulje të çmimeve të karburanteve

Kjo ka reflektuar edhe në Kosovë, ku pas javësh me rritje të vazhdueshme, çmimet e naftës kanë nisur të bien ndjeshëm. Sipas raportimeve nga tregu, në disa pika të shitjes, një litër dizel ka rënë nën 1.70 euro.

Kjo rënie vjen pas një periudhe të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku çmimet kishin arritur deri në rreth 1.60 euro për litër në Kosovë për shkak të pasigurive në furnizim dhe transport .

Ekspertët e tregut vlerësojnë se hapja e korridorit strategjik të Hormuzit ka rikthyer qarkullimin normal të naftës, duke ulur presionin mbi furnizimin global dhe duke reflektuar menjëherë në çmime më të ulëta për konsumatorët.

Megjithatë, ata paralajmërojnë se situata mbetet e ndjeshme dhe çdo përshkallëzim i ri në rajon mund të ndikojë sërish në luhatjen e çmimeve.

Leave a Comment